14.1 milionë euro për blerje energjie – “Fluturon” çmimi mesatar, u sigurua me 68.16 euro/mwh
Thatësia ka rritur ndjeshëm shpenzimet për blerjen e energjisë, teksa vetëm për muajin shtator Furnizuesi i Tregut të Lirë ka shpenzuar 14.1 mln euro për plotësimin e nevojave konsumatore. Së fundmi, kompania e krijuar nga ndarja e OSHEE ka shpenzuar 9.2 mln euro, ndërkohë që në gjysmën e parë të muajit u shpenzuan edhe 4.96 mln euro të tjera. Por, ajo që bie në sy është çmimi i lartë, me të cilin FTL ka siguruar energjinë, pasi çmimi mesatar arrin në 68.16 euro/mwh. Në raport me blerjen e parë për muajin shtator, energjia e blerë ka kushtuar 16.58 euro/mwh më shumë, pasi më herët çmimi mesatar arriti në 51.58 euro/mwh.
Faturat e larta për blerje energjie reflektojnë uljen e prodhimit të energjisë për shkak të situatës jot ë favorshme hidrike. Sipas INSTAT për tremujorin e dytë të vitit, prodhimi neto vendas arriti vlerën1.188 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke shënuar një rënie me7,1%. Ndërkohë që, shpenzimet e larta për blerjen e energjisë nxjerrin edhe një herë në pah nevojën që ka vendi ynë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi, aktualisht prodhimi është i varuar thuajse tërësisht nga uji, ndërkohë që potenciale të tjera sikurse është dielli apo era, mbeten në nivele shfrytëzimi tejet të ulët.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.