14.5 milionë lekë për shpronësime rreth rezervuarit të Banjës! “Faturën” e paguan “Devoll Hydropower”
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësime në kuadër të projektit të rrugëve përgjatë bregut jugot të rezervuarit të Banjës. Shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, paraqitur në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë”, “truall” dhe “kultura bujqësore”, me vlerë 14 milionë e 564 mijë lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga fondet e “Devoll Hydropower. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Shpenzimet për publikimin e kërkesës për shpronësim në organet e shtypit, në vlerën 2 692 000 (dy milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohen nga fondet e “Devoll Hydropower”, sh.a” përcaktohet në vendim.
Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë deri në tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë “Devoll Hydropower”, sh.a.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.