14 leje minerare – MEI shpall procedurën, mbizotëron kromi

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nxjerrë për shprehje interesi edhe 14 zona të tjera minerare. Bizneset e interesuara duhet të paraqesin ofertat deri në fund të Qershorit, konkretisht në 27,28 dhe 29 Qershor të specifikuara për secilën zonë minerare.
Nga ajo që vihet re në publikimin e ministrisë, është kromi minerali që mbizotëron në pjesën më të madhe. Por cilat janë konkretisht zonat dhe vlera e kërkuar e investimit.
Gjocaj, Qarku Elbasan, minerali Zhurë me vlerë minimale investimi 21 milionë lekë
Katjel, Qarku Elbasan, minerali krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Qaf Shtamë, Qarku Dibër, gëlqeror i mermerizuar me vlerë minimale investimi 28 milionë lekë
Rrajcë-Luqinë, Qarku Elbasan, minerali krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Vrith, Qarku Shkodër, minerali krom me vlerë minimale investimi 2.73 milionë lekë
Jugu i Hurdhës, Qarku Dibër, krom me vlerë investimi 5.4 milionë lekë
Fusha Kalt, Qarku Dibër krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Përroi i Runës, Qafë Kumbull, Qarku Kukës, krom dhe investim 18.3 milionë lekë
Krekez, Qarku Vlorë, argjile me vlerë investimi 21 milionë lekë
Poçem, Qarku Fier, gëlqeror me vlerë investimi 21 milionë lekë
Mali i Frashnjetit, Qarku Lezhë, gur gëlqeror me investim 21 milionë lekë
Pashkashesh, Qarku Tiranë, gur gëlqeror me vlerë investimi 21 milionë lekë
Faqja e Kaltit, Qarku Dibër, krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë
Përroi i Sefallit, Qarku Kukës, gëlqeror dhe investim 21 milionë lekë
Gjatë Majit ministria shpalli për interes edhe 14 zona të tjera minerare për të cilat biznesi i interesuar mund të garonte.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.