14 raste të reja me Covid / Pjesa më e madhe simptomatikë
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 193 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 14 raste të reja, duke e çuar në 1246 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, dhe 1 në Durrës.
Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.