15 gjëra jo të zakonshme që duhet t’i marrim me vete gjatë udhëtimeve

Ne shpesh gjendemi në vështirësi duke menduar se çfarë duhet të paketojmë për të marrë me vete gjatë një udhëtimi.
Gjatë rutinës time të përhershme rreth udhëtimeve të ndryshme kam marrë këshilla apo rekomandime nga miqtë dhe kolegët e mi. Pra, për t’ju ndihmuar e frymëzuar sadopak, pyeta kolegët e mi se çfarë gjërash marrin ata me vete ndërsa udhëtojnë dhe kam marrë disa përgjigje interesante.
Ja disa paketime të cilat ju mund t’i merrni gjatë një udhëtimi:
Një kabllo audio me dy dalje
Kabllot audio me dy dalje shërbejnë për të parë një film në iPad dhe për të dëgjuar me dy palë kufje që të mund të dëgjojnë dy veta njëkohësisht.
Një kabllo i gjatë karikimi
Një kabllo i gjatë karikimi shërben për të karikuar celularin edhe kur të jeni shumë larg nga priza.
Bateria portabël
Ndjenja e sigurisë se keni një bateri të madhe portabël është me të vërtetë e paçmueshme. Nëse çdo njëri nga ju ka harruar padashur të karikojë laptopin apo iPadin, kjo është një nga gjërat e duhura për të bërë.
Kufjet kundër zhurmave.
Këto kufje kanë një jetëgjatësi më të madhe se kufjet e zakonshme. Ata janë aq të rehatshme saqë ju mund edhe të flini ndërsa jeni në udhëtim. Madhësia e tyre ndihmon në eliminimin e zhurmave të avionit. Por me këto kufje kaq cilësore ju edhe mund të argëtoheni duke dëgjuar muzikë.
Aplikacione online
Shërbimet online janë shumë të rëndësishme në një udhëtim të gjatë. Me anë të celularit ju mund të shkarkoni filma nga Netflix, apo edhe video të ndryshme.
Një boks Bluetooth portabël
Një boks Bluetooth portabël mund të duket si një gjë e tepërt për t’u marrë në udhëtim, por në fakt kjo mund të jetë e rëndësishme si kur të doni të flini apo për t’u larë në dush apo dhe për t’u argëtuar me miqtë.
Një jastëk për qafën
Ky jastëk është pak i shtrenjtë, e i shëmtuar, por ka një efekt të jashtëzakonshëm kur jeni duke udhëtuar. Do të bëni një gjumë fantastik.
Ilaçe për gjumin
Unë i përdor gjithmonë kur dua të fle apo të përshtatem me ndryshimin e orëve gjatë udhëtimeve të mia.
Kufje për veshët
Nëse nuk ju zë gjumi natën për shkak të zhurmave rreth e rrotull teje, kufjet (bllokuesit) për veshët do ju shpëtojë.
Një mbrojtëse kundër ujit për celularin
Kjo është perfekte për aventura në ujë, si selfie apo video.
Një adaptor universal ushqimi
Ky adaptor universal do ju shpëtoj shumë herë pavarësisht ku ndodheni. Me anë të përshtatësve të saj universal ju mund të karikoni pajisjet nga çfarëdo prize apo ushqyesi që do të ndeshni.
Shishe e ripërdorshme uji.
Këtë shishe mund ta ripërdorni shumë e shumë herë, pavarësisht se e mbushni nga burime të ndryshme. E kam përdorur për vite e vite me radhë dhe nuk heq dorë nga ajo. Mund të shpëtoni 5$ sa herë që ju merr etja.
Një karikues me shumë porta USB
Kjo paisje do ju shërbejë kur keni shumë pajisje rreth jush që kanë nevojë të karikohen çdo natë.
Një perde mbulesë për diellin
Është një mjet mjaft i domosdoshëm kur jeni duke udhëtuar në rrugë të gjata dhe ditë me diell.
Një vaj antistresues aromantik
Nëse bëheni nervoz nga udhëtimet, ky produkt do ju mbaj të qetë dhe do të ndiheni rehat. Me ane të një apo disa pikave, ky produkt zgjat me vite dhe efekti që sjell nuk ka të paguar.
Përshtati: Ada Xhangolli/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.