15 gjëra të cilat duhet t’i ruani në frigorifer

Ndonëse më shumë gjasa ka që të fusim në frigorifer disa gjëra që nuk duhen, ka dhe nga ato të cilat qëndrojnë në kuzhinë apo në raftin e ilaçeve, të cilat do të duhej të qëndronin të ftohta.
Ndryshe nga sa kemi bërë deri më tani, këto janë 15 gjëra të cilat duhet të fillojmë t’i fusim në frigorifer.
Mustarda dhe Ketchup-i
Ndonëse nuk ka ingredientë që prishin tek mustarda apo ketchupi, salca do të humbasë shijen e saj karakteristike nëse nuk qëndron në frigorifer. Kjo i ndalon ato të marrin mikrobe. Ketchupi natyral ndërkohë, duhet mbajtur gjihtmonë në frigorifer.
Avokado
Të mbajturit avokadot në temperatura të ulëta do t’i ndaloj të piqen më tepër se ç’duhet. Pra, mbajini jashtë derisa të piqen plotësisht dhe futini në frigorifer që të mos prishen.
Bananet e pjekura
Ruajtja në frigorifer ndalon procesin e pjekjes së bananes, i cili mund të mos rinisë më. Edhe nëse ju pëlqejnë shumë të pjekura, lëkura do të nxihet, por shija do të mbetet perfektë.
Vera e hapur
Vera e kuqe e hapur duhet të qëndrojë në frigorifer pasi ngadalëson procesin e oksidimit, dhe e pengon atë të kthehet në uthull.
Miellrat nga gruri i plotë ose nga arrat
Limonat dhe portokallet
Nëse ruhen në frigorifer ato mund të zgjasin deri në 4 herë më gjatë
Vaji i ullirit
Disa vajra për gatim duhen mbajtur në frigorifer. Vaji i ullirit për shembull, duhet të qëndrojë midis 10 dhe 21 gradë Celcius. Ai do të zgjasë më tepër në frigorifer, por gjithashtu do të bëhet më i trashë dhe i turbullt derisa ta hiqni nga i ftohti.
Gjalpi i kikirikut
Nëse nuk qëndron në frigorifer, gjalpi i kikirikut do të prishet shumë herë më shpejt. Megjithatë në frigorifer ai bëhet i fortë dhe më i vështirë për t’u lyer, ndaj hiqeni kavanozin një orë para se ta përdorni.
Arra, fara, etj.
Nëse nuk keni ndërmend t’i konsumoni në pak muaj, ato duhen ruajtur në frigorifer. Atje mund të zgjasin mbi një vit, meqë kanë shumë pak ujë
Rrushi
Fruta të thata
Aloe vera
Barishtet, sallatat, majdanozi, etj.
Këto produkte duhen mbajtur të mbyllura në frigorifer me rreth 3 centimetra ujë
Disa ilaçe
Nëse lexoni etiketat apo manualet e përdorimit do të shihni se disa ilaçe kanë nevojë të mbahen në temperatura të freskëta, ndryshe humbasin efektivitetin. Disa nga këto ilaçe përfshijnë insulinën, penicilinën, aspirinën dhe amoksicilinën.
Shampanja
Me kalimin e kohës shampanja zhvillon një përbërje që i jep një ngjyrë kafe të quajtur 5-HMF. Testet kanë treguar se nëse ruhet në frigorifer, nuk do të shfaqë asnjë shenjë të saj, ndryshe nga shampanja e ruajtur në temperaturë dhome apo në qilar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.