15 imazhet fituese të “Wildlife Photographer 2017″

Pasi janë shpallur finalistët muajin e shkuar, Muzeu i Shkencave Natyrore i Londrës ka shpallur fituesit e “Wildlife Photographer 2017” që është edhe konkursi me prestigjioz i fotografisë së natyrës.
Brent Stirton, Afrika e Jugut (fotoja mësipër)
Gjuetarët përgjegjës ndoshta vijnë nga një komunitet lokal. Ata kanë hyrë natën në rezervatin e Hluhluwe Imfolozi dhe i kanë qëlluar rinocerontit me një pushkë me silenciator. Duke vepruar me shpejtësi, i kanë hequr dy brirët dhe kanë ikur. Brirët ndoshta kontrabanduar nga Afrika e Jugut në Kinë ose në Vietnam.
Daniël Nelson, Vendet e Ulëta
Daniël është takuar me Cacon më parkun kombëtar Odzala, në Republikën e Kongos. Caco ishte një gorilla rreth 9 vjeçar që po përgatitej për të lënë familjen e tij. Gorillat e ultësirës perendimore janë në rrezik, të kërcënuar nga gjuetia ilegale e mishit, sëmundjet, humbja e habitateve dhe impakti i ndryshimeve klimatike.
Ashleigh Scully, USA
Një dhelpër e kuqe amerikane në gjueti në parkun kombëtar të Yellowstone, Wyoming.
Ekaterina Bee, Itali
Si e gjithë famija e saj, Ekaterina (5 vjeç e gjysëm) është e magjepsur pas natyrës. Gjatë një udhëtimi përgjatë brigjeve të Norvegjisë, vëmendja e saj është kapur nga një re pulëbardhash në kërkim të ushqimit.
Justin Gilligan, Australi
Justin po dokumentonte një eksperiment të Universitetit të Tazmanisë kur u befasua nga një tufë gaforresh gjigande që kishin zënë një hapësirë të madhe sa një fushë futbolli.
Marcio Cabral, Brazil
Për tre vite, Marcio qëndroi në rajonin e Cerrados në Brazil për të fotografuar procesin e larvave.
Laurent Ballesta, Francë
Laurent bënte pjesë në një ekspeditë që ka punuar në bazën shkencore të Dumont d’Urville në Antraktidën lindore. Kur zbuloi këtë ajsberg të vogël kuptoi se ishte e mundur për të treguar për herë të parë pjesën e padukshme të tij. Atij iu deshën tre ditë për të bërë kapjen e duhur të imazhit fotografik.
Eilo Elvinger, Luksemburg
Një ari polar dhe këlyshi i tij në ishujt Svalbard, në Norvegji.
Aaron “Bertie” Gekoski
Në Ishullin e Borneos, tre breza elefantësh kalojnë në plantacionet e palmave që janë prekur nga shpyllëzimi i egër si pasojë e industrisë së vajit të palmës.
Brian Skerry, USA
Breshka (Dermochelys coriacea Vandelli) është më e madhja nga breshkat e detit. Ky ekzemplar po kthehet në det pasi ka depozituar vezët në plazh.
Anthony Berberian, Francë
Një larvë aragoste ndërsa shtrëngon kupolën e një meduze të vogël.
Tony Wu, USA
Dhjetëra balena notojnë të zhurmshme përgjatë gjirit verilindor të Sri Lankës.
Peter Delaney, Irlandë
Një shimpanze me emrin Totti po pushon pasi ka tentuar të joshë një femër.
Gerry Pearce, Mbretëria e Bashkuar
Dorin Bofan, Rumani
Vegjetacioni gjen hapësirë mes shkëmbinjve në ishujt Lofoten në Norvegji
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.