15 klubet më të mira në Europë, sipas UEFA-s – Kryeson Real Madrid-i
Real Madrid kryeson renditjen e UEFA-s për klubet, e cila është përditësuar pas gjysmëfinaleve të zhvilluara në Champions League.
Pak pikë larg 11 herë kampionëve të ish-Ligës së Kampionëve është pikërisht Juventus, kundërshtarja e mundshme e “Los Blancos” në finalen e këtij edicioni, gjithmonë në rast se të dy këto ekipe do të arrijnë të kualifikohen për aktin final të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.
Duke u nisur nga rezultat e takimeve të para të gjysmëfinaleve, mund të thuhet se të dy këto skuadra janë me një këmbë në finalen e Kardifit.
Siç është bërë e ditur nga faqja zyrtare e UEFA-s, skuadra e Zidane është akoma në vendin e parë, por dueli me ekipin e Massimiliano Allegri-t është ndezur pas fitores së marrë nga bardhezinjtë kundër Monaco.
Kjo është renditja e UEFA-s:
Real Madrid SPA 33.857
Juventus ITA 32.750
Atlético SPA 30.857
Monaco FRA 27.816
Barcelona SPA 26.857
Bayern GJER 24.914
Dortmund GJER 24.914
Leicester ANG 24.814
Sevilla SPA 22.857
Paris FRA 22.816
Lione FRA 22.816
Manchester United ANG 22.814
Ajax HOL 22.780
Besiktas TUR 21.940
RC Celta de Vigo SPA 21.800
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.