15 milion euro për ndërtimin e shkollave – Tërmeti i 26 Nëntorit, Bashkimi Europian firmos kontratën e parë
Bashkimi Europian ka dhënë 15 milionë euro për ndërtimin e shkollave në vend, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorin. Kjo është kontrata e parë e firmosur midis BE-së dhe qeverisë shqiptare, si pjesë e donacionit të ofruar prej 115 milionë eurosh. Ky projekt do të përfshijë rikonstruksionin e 22 shkollave në 5 bashki të prekura.
Ndërsa ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj bëri me dije se janë 7500 nxënës që përfitojnë nga rindërtimi i shkollave përmes këtij projekti, ndërsa në total janë mbi 100 institucione arsimore që di të rikonstruktohen.
Tërmeti i 26 Nëntorit 2019, shkaktoi dëme të mëdha në banesa, institucione arsimore, shëndetësore si dhe objekte të trashëgimisë kulturore.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.