15 milionë vaksinime në Itali. Plani ambicioz: Brenda korrikut, vaksinohet 70 % e popullatës
Në ditën në të cilën Italia ka kapërcyer shifrën 15 milionë të vaksinimeve, nga Bashkimi Europian ka mbërritur lajmi se vendi do të marrë në tre muajt e ardhshëm edhe 54 milion doza nga 4 vaksinat e aprovuara deri më tani.
Kjo nënkupton se Italia do të marrë 3 herë më shumë doza sesa ka marrë deri më tani. Këtë e ka bërë të ditur komisari për tregun e brendshëm Thierry Breton, i intervistuar nga Fabio Fazio, duke nënvizuar se kjo do t’i lejojë vendit që të vaksinojnë 70 % të popullatës brenda muajit korrik të këtij viti.
Njoftimi vjen në ditën në të cilën të dhënat e komisarit të jashtëzakonshëm për menaxhimin e pandemisë Francesco Figliuolo konfirmojnë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit që shënon, sipas ministrit të shëndetësisë,. “një fazë ndryshe”. Në tre ditë, Italia ka arritur të bëjë 1 milion doza vaksine.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.