15 raste të konfirmuara me Covid – Durrësi me numrin më të madh të të prekurve gjatë 24 orëve të fundit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 15 raste të reja, duke e çuar në 964 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 13 raste në Durrës, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë, dhe janë akoma 175 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 15 pacientë ku 3 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.