150 mln lekë për qendrat rinore, Nikolla: Do të hapen 3 të reja gjatë vitit 2019
Fondi prej 500 milionë lekësh për rininë është vlerësuar si i mjaftueshëm nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla. Gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2019, në komisionin e shëndetësisë, Nikolla njoftoi për hapjen e tre qendrave të reja rinore me një financim prej 150 mln lekësh.
Këto qendra do të hapen në Kurbin Elbasan dhe Lushnje, dhe do të angazhojnë të rinjtë përmes programeve të ndryshme rinore, nismave por edhe për shpalosjen e ideve nga ana e tyre.
Vitin e ardhshëm, përveç këtyre qendrave të reja, pas shumë vitesh premtime, studentët pritet të kenë edhe kartën studentore për të cilën ministria ka caktuar një buxhet të posaçëm.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.