1500 kontrata të reja për mësues në shkollat e vendit. Publikohen vendet e lira për secilin qytet, kryesojnë Tirana, Elbasani, Shkodra e Fieri

Vendimi i qeverisë për numrin e praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2017 dhe për periudhën 15 shtator – 31 dhjetor 2017, tashmë ka marrë fuqi ligjore. Vendimi i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2017. Nga ky vendim përfitojnë 1500 praktikantë, raporton SCAN.
Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi (njësitë arsimore vendore) pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore në emër të punëdhënësit dhe të punëmarrësit, në masën 27.9%. Njësitë arsimore vendore (drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore), gjatë periudhës për kryerjen e praktikës profesionale realizojnë çdo muaj pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në emër të punëdhënësit, në masën 16.7% si dhe në emër të punëmarrësit për sigurimet shoqërore e shëndetësore, në masën 11.2%, tëpërllogaritur.
Masa mujore e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përllogaritet në bazë të pagës minimale mujore, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi reflektohen menjëherë në masën e pagesës që punëdhënësi paguan çdo muaj për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Efektet financiare për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2017, të përllogaritur në emër të punëdhënësit e të punëmarrësit, në shumën 82 863 000 (tetëdhjetë e dy milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2017, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve përcaktohen në tabelën e mëposhtme:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.