16.6 milionë lekë për aksin rrugor Levan -Tepelenë – Mallakastër/ Shpallet tenderi
Bashkia Mallakastër ka shpallur tenderin me fond 16.6 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës autostradë – fshati Rromës. Fondi i vënë në dispozicion do të shkojë për segmentin rrugor që lidh fshatin Rromës me aksin rrugor kombëtar, Levan – Tepelenë.
“Rruga ekzistuese ka gjatësi rreth 1.2 km dhe gjerësi 5 m. Rruga aktualisht është e shtruar me çakëll, por ka gropëzime të shumta” specifikohet në detajet e tenderit. Ndër të tjera, sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, rruga që do të projektohet do të jetë e tipit fushore, me shpejtësi projektimi 20-40 km/orë.
Projekti parashikon rikonstruksionin total, përfshirë këtu shtrimin e rrugës, vijëzimin, sinjalistikat rrugore. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 18 dhjetor, me një afat kohor për ekzekutim 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.