16 leje të reja për miniera dhe gurore – Në Maj Ministria e Energjisë hap ofertat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka hapur procedurat e konkurrimit për dhënien e lejeve minerare për 16 zona minerare konkurruese. Pjesa më e madhe e këtyre zonave minerare kanë qenë të miratuara në planet vjetore të mëparshëm, duke nisur nga viti 2011.
Disa prej lejeve përfshijnë zona për vendosjen e guroreve për të nxjerrë gur gëlqeror, si në Kukës apo Lushnjë. Por gjithashtu ka edhe leje për nxjerrjen e mineraleve të ndryshme si kromi në qarkun e Dibrës.
Në total, zonat minerare konkurruese për të cilat do të realizohet konkurrimi janë: Nr. 275/7, Nr. 275/8, Nr. 181, Nr. 659/1, Nr. 261, Nr. 713/2, Nr. 419/6, Nr. 289, Nr. 289/6, Nr. 519, Nr. 198, Nr. 602/1, Nr. 276/5, Nr. 532, Nr. 322, Nr. 428.
Afat e fundit për dorëzimin e ofertave për këto leje janë sipas grupeve, datat 2, 3 dhe 4 Maj 2018.
Ndërkohë, në fund të Shkurtit MIE hapi edhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të Minierës së Vlahnës në Kukës, e cila përbën rezervën e dytë më të madhe të kromit në vend.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.