1637 leje aktive – QKB, kërkesat më të shumta për leje mjedisore
Biznesi shqiptar po orientohet gjithnjë e më tepër drejt sektorit të shërbimeve. Lejet e ndikimit në mjedis, shërbimet mjekësore parësore dhe stomatologjike, farmacitë, si dhe agjencitë e udhëtimit, janë sektorët kryesorë ku sipërmarrësit po tregojnë interes të madh.
Sipas statistikave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, numri i lejeve aktive dhënë gjatë vitit t kaluar është 1637, nga të cilat leje të miratuara janë 1551 dhe leje të refuzuara 1175 për arsye të ndryshme, si mosplotësim kriteresh, mospagesë të tarifave sektoriale, shkelje ligjore, por edhe me vullnet të vetë subjektit. Sipas statistikave të kësaj Qendre, numri më i madh i aplikimeve është shënuar për leje mjedisore të tipit C dhe B me rreth 1521, për shërbime mjekësore 297 leje, për agjenci udhëtimesh 156 dhe për farmaci 149 leje.
Po sipas statistikave të QKB, edhe numri i licencave të miratuara vetëm gjatë vitit 2017 ka arritur në 1732, nga të cilat 1607 janë aktive, ndërsa 1307 janë refuzuar. Ndërkohë që me reformën e deregulimit gjatë muajve të ardhshëm pritet të reduktohen ose do të kalojnë në vetëdeklarim afro 20 leje dhe licenca në fusha të ndryshme.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.