17 raste të reja me Covid – Shtohen rastet në qytetin e Durrësit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 306 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 17 raste të reja, duke e çuar në 916 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Numri i rasteve të reja janë përkatësisht:8 raste në Tiranë, 8 raste në Durrës dhe 1 në Krujë
Nga numri total i të prekurve janë shëruar 77% të pacientëve, dhe janë akoma 188 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 19 pacientë ku 4 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.