175 milion lekë për materiale mjekësore QSUT hap tenderin për vitin 2021-2022. Detajet
Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka publikuar hapjen e tenderit të ndarë në lot për blerje të materialeve specifike mjekësore.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit është 174.958.379 lekë dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më datë 25 Qershor 2021.
Procesi është i ndarë në 5 lote dhe do të zgjasë 24 muaj konkretisht për “Blerje materiale mjekësore specifike për shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare” të detajuara si më poshtë:
- Loti 1 – Materiale Sintetike për Trajtim Vaskular Kirurgjikal
- Loti 2 – Materiale biologjike për Trajtim Vaskular Kirurgjikal;
- Loti 3 – Sutura Specifike Vaskulare;
- Loti 4 – Materiale për Trajtim Endovaskular;
- Loti 5 – Aksesore dhe materiale specifike Elektrobisturi Mono dhe Bipolare për aparaturën BOËA OSE EKUIVALENT.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.