182 mijë italianë vizituan “Tokën e Shqiponjave”, nga Janari në Korrik të 2017 – “La Repubblica”: Midis arkeologjisë dhe bunkerëve, hijeshitë dhe kontradiktat e Shqipërisë!
“La Repubblica” i kushton një tjetër artikull Shqipërisë, ku e përmend jo vetëm si një destinacion i preferuar për bregdetin e mrekullueshëm, por edhe për turizmin kulturor.
“Vite më parë, ata që udhëtonin në Gadishullin Ballkanik duhej të shkonin në Shqipëri për të vazhduar më tej. Sot, në këtë vend, pas një regjimi komunist 46-vjeçar ku mbeti i izoluar me pjesën tjetër të botës, gjejmë një destinacion të mrekullueshëm turistik”, shkruan “La Repubblica”
Afërsia, deti dhe kostoja e ulët e jetesës i bindi 182,000 italianët nga janari deri në korrik 2017 për të kaluar pushimet në “Tokën e Shqiponjave”, 56% më shumë se vitin e kaluar.
“Vendpushimet bregdetare të jugut, së pari Saranda ishte një nga qytetet më të preferuara dhe më të mbushura me turistë në pikun e sezonit. Ashtu si vendet arkeologjike si Butrinti, qytete si Gjirokastra dhe Berati, të cilët “kujdesen dhe tregojnë për të kaluarën”, qytete këto që përfshihen në rrugët e këtij udhëtimi ”.
Më tej “La Repubblica” shkruan se veriu është më pak i eksploruar.
“Megjithatë, sipas gazetës veriu “jep skenarë” natyrore të mahnitshme, të cilat po modernizohen me ndryshimet në Shqipëri”, shkruan “La Repubblica”.
Më gjatë lexoni artikullin këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.