191 kallëzime penale, KLSH: “Kampion” vendorët me 53%, institucionet e pronave 23%
Funksionarët e pushtetit vendor mbajnë numrin më të lartë të kallëzimeve penale të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të pasuar nga zyrtarët e institucioneve të administrimit të aseteve dhe kontrollit të territorit. Pas tyre në listën e kallëzimeve të KLSH gjenden nëpunësit që zbatojnë projektet me fonde të huaja. Kontrolli i lartë i Shtetit ka analizuar natyrën e shkeljeve për 191 zyrtarët e kallëzuar penalisht për vitin 2016.
Në kryerjen e veprave penale nëpunësit e nivelit teknik/ekzekutiv kanë një rol prej 72% ndërsa ata të nivelit të lartë drejtues 23%. Pjesa tjetër prej 5% rezulton të jetë roli i subjektit privat. Në rast se do të shikonim shpërndarjen e kallëzimeve penale sipas subjekteve do të vinim re që peshën kryesore e zënë institucionet e pushtetit vendor me 53% të ndjekura më pas nga institucione si hipotekat apo ALUIZNI me 23%.
Sipas funksioneve rezultojnë të kallëzuar penalisht 10 titullarë në pushtet vendor, 8 drejtor institucionesh, 22 regjistrues pronash, 9 mbikëqyrës punimesh, 1 titullar institucion i pavarur, të tjerët janë nëpunës të niveleve më të ulëta.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.