1995 testime në 24 orët e fundit – Sa është numri i të infektuarve?
Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.