2.4 mln euro për Shkollën Profesionale të IT në Tiranë – Do të ketë kapacitet për 700 nxënës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila nën varësi arsimin profesional në vend, ka nisur procedurat për hartimin e projektit për Shkollës Profesionale të IT (Teknologjisë së Informacionit) në Tiranë.
Shkolla e re do të vendoset brenda një godine të re brenda truallit të shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega”, pranë kryqëzimit të rrugës së Kavajës me Unazën e Madhe. Ndërtesa deri në tre kate do të ketë kapacitet për 700 nxënës, për të plotësuar nevojat e komunitetit.
Hartimi i projektit për punimet e ndërtimit ka një fond limit prej 6.6 milionë lekësh, ndërkohë që Ministria ka parashikuar për realizimin e punimeve një fond prej 312 milionë lekësh.
Krahas klasave të mësimit, ambientet e reja do të përfshijnë salla laboratori për fizikën, kiminë, biologjinë dhe gjuhët e huaja; një bibliotekë; hapësira për salla mbledhjesh apo takimesh; palestër të pajisur me garderoba dhe tualete; si dhe terrene të jashtme sportive.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.