2.9 mld lekë të pa rimbursuara – Fasonët, Zekja: Bizneset bllokohen në dogana
Rreth 2.9 miliardë lekë është shuma që administrata tatimore duhet ti rimbursojë bizneseve me material porositësi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe që ende nuk janë likuiduar faturat e vitit që lam pas.
Por mungesa e likuiditetit ka krijuar probleme për disa biznese fasone, të cilat bllokohen në kufi për shkak se nuk kanë paguar detyrimet doganore, ndërkohë që kanë bërë kërkesën për rimbursim.
Kreu i Dhomës së Prodhuesve të Veshjeve bën apel për bashkëpunim mes dy institucioneve, në mënyrë që eksportuesit të mos bllokohen.
Përfaqësues të Dhomës së Prodhuesve të Veshjeve kanë zhvilluar një takim më përfaqësues të doganave, ku kanë trajtuar një sërë problematikash, që nga procedurat e deri tek vonesat që u shkaktohen bizneseve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.