2 vendet vakante në SPAK,cilët janë 3 kandidatët që kanë shfaqur interes
Tre kandidatë kanë shpallur interesin për të garuar për dy vendet vakante të shpallura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 2 vendet vakante u shpallet me datën 27 janar.
Interes për këto vende vakante kanë shprehur Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Sotir Kllapi.
Në fund të muajit janar, anëtarja më e re e prokurorisë u bë Doloreza Musabelliu duke e çuar në 9 numrin e anëtarëve të SPAK.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.