“20 Minuten”: Shqipëria, së shpejti ‘Spanja’ e industrisë së turizmit
Shqipëria mund të jetë për turizmin, një ‘Spanjë e re’, ku këtë vit po rritet ky trend i ri udhëtimi, shkruan gazeta zvicerane “20 Minuten”.
Hotele ndërkombëtare mezi gjen në Shqipëri. Por ofertat e para gjithëpërfshirëse kanë filluar të vijnë. “Baumeler Reisen” ka filluar këtë vit me katër turne.
“Me ofertat e rezervimit jemi shumë të kënaqur,” thotë shefi Serge Brunner. Vendi tërheq njerëzit të cilët tashmë njohin shumicën e vendeve në Evropë, por duan të shohin diçka të re apo të rrallë.
Dhe disi origjinale shfaqet Shqipëria: me bregdete mezi të ndërtuara, plazhe të boshatisura dhe çmime mjaft të lira me mëngjes ose meny kontinentale.
“Ushqimi është rajonal dhe i gatuar në shtëpi. Ndonjëherë perimet dhe frutat vijnë nga kopshtet e tyre,” vijon Brunner. Kjo është e mundur, sepse nuk ka turistë të mjaftueshëm.
Një milion turistë më shumë
“Shqipëria momentalisht është në fazën e zhvillimit të turizmit, ku infrastruktura ka filluar të ndërtohet, por akoma shumë turistë nuk e dinë”, thotë Brunner.
Numri i turistëve u rrit nga 2014 në 2016 nga një milion deri në 4.7, sipas informacionit nga ministria e ekonomisë shqiptare, me kërkesë të gazetës.
Për agjencitë e mëdha zvicerane si Hotelplan dhe TUI Suisse, rezervimet drejt Shqipërisë janë të kufizuara. Kryesisht zgjedhin vizitat ditore nga ishulli i Korfuzit drejt Butrintit.
Alternativa e Spanjës
Vija bregdetare e vendit është më shumë se 350 kilometra të gjatë, me plazhe ranorë dhe shkëmbor në Adriatik dhe Jon, të shtrirë në detin Adriatik dhe Jon. Shqipëria do të jetë një alternativë e besueshme për destinacionet e tanishme të mbipopulluara të Spanjës, Greqisë dhe Kroacisë.
Lonely Planet e paraqiti për 2011 si destinacion Top Shqipërinë. Dhe për vitin 2016, guidat turistike e cilësuan ishullin e Sazanit si një nga destinacionet kryesore në mbarë botën.
Regjimi komunist në Shqipëri ka ndërtuar një bunker anti-atomik, ku tani shqiptarët po diskutojnë që të mund ta ripërdorin për turizmin.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.