20 nëntori, Dita Universale e Fëmijëve – Google kujton këtë ditë me anë të animacioneve dhe ilustrimeve

Sot është Dita Universale e Fëmijëve, duke festuar përvjetorin e shpalljes së Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve nga OKB më 20 nëntor 1959.
Kjo ditë ofron një mundësi për komunitetet anembanë globit për të promovuar të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të krijojë një botë më të mirë për fëmijët.
Edhe Google është duke ndihmuar për këtë ditë të shënuar përmes animacioneve dhe lojërave interaktive.
Zakonisht Google çdo ditë të rëndësishme zgjedh ta festojë në këtë formë duke i dedikuar disa piktura ditës së shënuar.
Ilustrimi i sotëm duket se përfaqëson fëmijët që luajnë e lexojnë sëbashku.
Si po festohet këtë vit?
Për të shënuar Ditën e Fëmijëve të këtij viti, UNICEF ka ftuar të rinj nga vende të ndryshme të botës si dhe me role kyçe në media, politikë, biznes, sport dhe argëtim për të shprehur mbështetjen e miliona fëmijëve që janë të pa arsimuar dhe të pambrojtur.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.