2017, rekord aplikimesh për azil në Francë – Shqipëria, mbi 7 mijë kërkesa
Numri i personave të cilët kanë aplikuar për azil në Francë është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Shifrat zyrtare tregojnë se 100 412 persona kanë aplikuar për azil në këtë vend në vitin 2017, duke u rritur me 17 për qind më shumë se një vit më parë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, Pascal Brice, drejtor i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (OFPRA), tha se numri i personave që kërkonin azil ishte në nivelin më të lartë për të paktën 40 vjet.
Kërkesat më të larta për azil janë regjistruar nga Shqipëria, Afganistani dhe Haiti. Edhe pse vendi ynë është në listën e vendeve të origjinës, pati rreth 7630 kërkesa pa numëruar të miturit e shoqëruar. Kjo përbën një rritje me 66 për qind krahasuar me një vit më parë. Po thuajse të gjitha këto kërkesa u refuzuan dhe shqiptarët janë në proces ekstradimi.
Brice shtoi më tej se Gjermania regjistroi një numër dy herë më të lartë se ai i Francës gjatë gjithë vitit. Rreth 36 për qind e aplikantëve u është dhënë statusi i refugjatëve, duke shënuar kështu një rënie të lehtë nga viti i mëparshëm.
Në fokus janë vënë gratë, viktima të dhunës. Mbi 6 mijë gra e vajza të reja morën statusin e refugjatëve për t’i mbrojtur ato nga një rrezik i gjymtimit gjenital.
G.Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.