2021, rritje e fortë e pastrimit të parave – Gledis Nano: Procedimet për korrupsion, rritje mbi 30% krahasuar me një vit më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për treguesit e kriminalitetit për vitin 2021.
Ai foli për rritje të fortë të procedimeve për pastrim parash dhe korrupsionit, si dhe të krimeve me karakter financiar.
Nano tha se lidhur me këto vepra penale është shtuar dhe bashkëpunimi me agjencitë e huaja.
Ndërkaq janë kanë shënuar një rritje me 60% krimet nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze.
Rritje të fortë sipas Nanos, gjatë vitit 2021 kanë shënuar edhe sekuestrimet e aseteve financiare të krimit apo korrupsionit.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, deri më 31 tetor janë regjistruar 27 mijë vepra penale, 1500 më shumë se një vit më parë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.