“2026, Tirana me 24 orë ujë të pijshëm” – Kacidhja: Së shpejti nisim punimet, detyrim ligjor për pastrimin e depozitave!

Brenda vitit 2026 banorët e Tiranës do të kenë furnizim të pandërprerë 24 orë me ujë të pijshëm.
Në një intervistë për TV SCAN, Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Elton Kacidhja, bën me dije se projekti strategjik prej 144.4 nga të cilat 80 milionë euro janë hua nga Banka Evropiane e Investimeve pritet të nisë së shpejti dhe do ta kthejë kryeqytetin në një kantier ndërtimi.
Nga ana tjetër, deri në realizimin e këtij projekti, Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të propozojë vendosjen e detyrimit ligjor për pastrimin e depozitave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ujit për konsumatorët.
Mospastrimi i depozitave dhe amortizimi i rrjetit në disa zona të kryeqytetit shkakton problematika me cilësinë e ujit të pijshëm.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.