21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

Sot është Dita Botërore e Sindromës Down, e cila synon ndërgjegjësimin, informimin e njerëzve si dhe promovimin e personave të prekur nga kjo sindromë.
Këtë vit, kjo ditë shënon edhe përvjetorin saj të 10-të dhe aktivitete nga më të ndryshmet shënohen në vende të ndryshme të botës.
Çfarë është sindroma down?
Sindroma Down, i njohur ndryshe si trisnomi 21, është një çrregullim gjenetik që shkaktohet nga prania e të gjithë apo një pjese të një kopje të tretë të kromozomit të 21.
Zakonisht është i lidhur me vonesat fizike të rritje, tiparet karakteristike të fytyrës e deri në paaftësi intelektuale. Ky kromozom shtesë ndodh krejt rastësisht.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht një në çdo 700 foshnja në Shtetet e Bashkuara ka lindur me këtë sindromë duke e bërë sindromën down gjendjen më të zakonshme koromozomale.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.