225 milion lekë për Gjimnazin Partizani – Bashkia Tiranës hap tenderin (FOTO)

Bashkia Tiranës ka shpallur tenderin për “Rikonstruksion i Shkollës së Mesme “Partizani” sipas informacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Sipas njoftimit fondi limit për realizimin e këtij projekti është 225,294,280.38 Lekë ndërsa afati i fundit për aplikim në tender është data 24 dhjetor 2021.
APP informon përmes dokumentacionit të tenderit se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin projektit është 12 muaj.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.