24 vite burg për korrupsion – Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet edhe me gjobë 16.9 mln USD
Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Guen Hye u dënua me 24 vite burgim prej skandalit që shfaqi lidhje të korrupsionit mes liderëve politikë dhe konglomeratëve të vendit.
Park u kthye në lideren e parë të vendit që detyrohet të lërë postin, kur Gjykata Kushtetuese e urdhëroi të japë dorëheqjen prej skandalit që çoi edhe krerët e dy konglomeratëve në burg.
Gjyakata vendosi gjithashtu një gjobë prej 16.9 milionë dollarë, pasi u shpall fajtore për akuzat përfshirë dhënien e ryshfeteve dhe shpërdorimin e detyrës.
Park u akuzua për bashkëpunimin me të afërmen e saj, Choi Soon-sil, për pranimin e dhjetëra milionë dollarëve nga 3 konglomeratë të vendit, përfshirë gjigantin e teknologjisë Samsung, në kthim të favoreve politikë. Paditësit kërkuan një burgim prej 30 vitesh dhe gjobë prej 112 milionë dollarë.
Ish-presidentja ka qëndruar në burg që prej datës 31 Mars të vitit të kaluar dhe ka mohuar akuzat duke mos qenë prezente në gjykatë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.