26 mijë lekë për punonjësit e transportit – Tatimet: Procedura që duhet të ndjekin për ta përfituar automatikishit

Punonjësit dhe ish punonjësit e transportit publik, të cilët janë deklaruar nga subjektet në listëpagesën e muajit Shkurt 2020, do të jenë përfitues të ndihmës financiare në masën 26.000 pavarësisht nëse kanë qenë apo jo përfitues nga paketat ndihmës financiare nr. 1 dhe 2.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, udhëzon punonjësit për procedurat që duhet të ndjekin, edhe nëse subjektet e tyre nuk aplikojnë për përfitimin e pagesës. Sipas tatimeve, për ata që kanë përfituar në dy paketat e para, do të bëhet kalimi automatik i vlerës në bazë të llogarive bankare të dorëzuara.
Ndërsa ata që janë përfitues për herë herë të parë, duhet të plotësojnë forumalin e vënë në dispozicion nga tatimet me të të dhënat e llogarive bankare ku kërkohet numri personal i identifikimit, emri, mbiemri, emri i bankës, ibani i llogarisë bankare dhe numri i telefonit. Pas dorëzimit të forumalit në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.