260 milion lekë për rikonstruksionin e QSHAMT-së në Mullet – Policia e Shtetit shpall tenderin (FOTOT)
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton përmes APP hapjen e tenderit për “Ndërtim/Rikonstruksion i objekteve të Q.SH.A.M.T-së”, Mullet, Tiranë, në kuadër të procesit të rindërtimit”.
Sipas njoftimit fond limit i këtij projekti është 258,032,145.00 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 16-11-2021 Ora : 10:00.
Kohëzgjatja e kontratës/kontratave do të jetë deri në 24 muaj nga momenti i lidhjes ose me afat me të shkurtër në varësi të veçantisë së objektit të minikonkursit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.