27 ton ‘mish pule’ nga Brazili- AKU kthen produktin e importit në vendin e origjinës
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për monitorimin e cilësisë ushqimore jo vetëm nëpër aktivitete të ndryshme në Shqipëri, por edhe në Pikat e Kalimit Kufitar.
AKU, në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës, pas kontrolleve të kryera bllokoi 27 ton ‘mish pule’ me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues.
Nga ana tjetër, sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kontrollet janë ushtruar në Korçë, Fier dhe Shkodër.
Në total janë bllokuar 27.642 ton produkte dhe janë ndërprerë në mënyrë të menjëhershme dy subjekte, përkatësisht në Çermë të Fierit dhe në Bërdicë të Shkodrës.
Gjobat e vendosura në të gjitha subjektet e kontrolluara kapin vlerën e 3.5 milionë lekëve. Shkeljet e konstatuara janë si më poshtë:
mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti
tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi
veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit
mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë
etiketim në kundërshtim me ligjin
mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit
mungesë të kushteve higjeno-sanitare
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.