274 milion euro për tërmetin dhe COVID – Denaj prezanton buxhetin: Prioritet, rimëkëmbja ekonomike
Për vitin e ardhshëm janë parashikuar që vetëm nga buxheti i shtetit të shkojnë rreth 28 miliardë lekë apo 226 milionë euro për procesin e rindërtimit, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka prezantuar në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin 2021, ku bëri me dije dhe shifrat e familjeve përfituese nga ky fond.
Nga ana tjetër, për të përballuar situatën e COVID-19, janë akorduar 6 miliardë lekë, ku përfshihet dhe kosto për vaksinën.
Ministrja Denaj theksoi se prioritet i buxhetit për vitin e ardhshëm është rimëkëmbja ekonomike e vendit pas dy goditjeve të njëpasnjëshme si dhe mbështetja e sektorëve prioritarë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.