3 linja të reja në tregun e fluturimeve – Aeroporti “Nënë Tereza” tërheq kompanitë “low cost”!

Konsumatorët shqiptarë dhe të huajt që kanë si destinacion Tiranën çdo ditë e me shumë kanë mundësinë që të fluturojnë me çmime më të lira për mes zgjerimit të gamës së linjave ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” si dhe marrëveshjeve me kompanitë “low cost”.
Nëse vetëm pak vite më parë, udhëtimet familjare, turistike apo të biznesit ishin thuajse të paprekshme për shkak të monopolit në tregun e fluturimeve, tashmë aeroporti i Tiranës që nga viti 2020 kur dhe ka kaluar në pronësi të “Kastrati Group”, mundëson një treg tërësisht konkurrent dhe ofron shërbim cilësor për pasagjerët. Së fundmi kompania “Low Cost”, Wiz Air ka shtuar tre destinacione të reja të cilat do të nisin të bëhen efektive nga data 4 korrik, duke filluar me Varshavën, dhe më pas Nuremberg e Lion.
Ndërkohë lajmi i mirë vjen edhe nga Autoriteti i Aviaconit Civil, ku bëhet me dije se po përmirësohet kapaciteti i aeroportit dhe po zgjerohet terminali, duke bërë të mundur që te ketë edhe kompani të reja që do të operojnë në këtë treg.
Kompania ajrore shprehet e kënaqur në lidhje me operimin në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe tregun shqiptar të fluturimeve, duke e konsideruar një histori suksesi.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.