3 mënyra për të shmangur gabimet e zakonshme të marrjes në punë

Asgjë nuk është më e rëndësishme për suksesin e biznesit tuaj se sa të punësuarit njerëzit e duhur. Sipërmarrësit duhet ta shohin marrjen në punë si çdo vendim tjetër kritik në investim. Qëllimi është të investosh në njerëz që me shumë gjasa do të kthejnë fitimi që kalojnë koston e punësimit të tyre.
Kur punëson njeriun e duhur, ai bën më tepër se sa thjesht të mbushë një vend bosh: ai përparon kompaninë në mënyra të paparashikuara, të cilat janë në linjë me vizionin e kompanisë.
Nga ana tjetër një marrje në punë e gabuar është si një ujdi e gabuar: është e lehtë për t’u futur në, por e vështirë për të dalë nga.
Joel Peterson, drejtuesi i një kompanie ajrore miliarda dollarëshe tregon formulën e tij për marrjen në punë, që përfshin karakteristikat kryesore që një kandidat duhet të ketë dhe një listë që do të rrisë shanset e marrjes në punë të njerëzve të duhur.
Punëso mendje dhe zemra
E para dhe kryesorja, duhet të punësosh njerëzit pas mendjes dhe zemrës. Kjo do të thotë të përziesh inteligjencën e një njeriu me karakterin e tij. Me karakter nënkuptoj tërësinë e vlerave të rrënjosura tek kandidati dhe aftësinë e tij për të vazhduar punën përballë vështirësive.
Ndonëse aftësitë specifike përcaktojnë nevojën e kompanisë në të ardhmen e afërt, është karakteri i tij dhe aftësia për t’u përballur me të papritura që vendos për performancën në të ardhmen.
Mënyra për të punësuar njerëz të tillë është të bësh intervista të gjata dhe të thelluara me ta. Këtë aftësi do ta vësh re menjëherë sapo ta shohësh.
Hajde i përgatitur dhe thellohu
Menaxherët shpeshherë nuk kanë të gjithë informacionin e nevojshëm për të bërë vendimin e duhur të marrjes në punë. Një pjesë e mirë e të bërit një intervistë efektive është të gjeturit fakte, të cilat tregojnë detaje specifike për arritjet e kandidatit.
Për të përmirësuar intervistat e punës në këtë drejtim ndiq këtë listë:
- Bëj pyetje specifike: Kthimi i pyetjeve gjeneraliste në specifike është shumë më i mirë se të bësh një sërë pyetjesh të “zgjuara”.
- Drejto intervista të bazuara tek vlerat: Gërmo në arritjet e kandidatit dhe zbulo se si i ka arritur ato. Zbulo detaje që tregojnë vlerat e shtuara që ai sjell për kompaninë.
- Këmbëngul që çdo intervistues të bëjë detyrat e tij: Kjo do të thotë të rishikosh CV-në, të lexosh përshkrimet e punëve të mëparshme, për të ndërtuar një intervistë të bazuar tek provat.
- Largo emocionet: Përdor metodologjinë “mblidh informacion para se të vendosësh”.
- Koha është në anën tënde: Të duhen së paku 60 minuta për të kryer një intervistë të hollësishme dhe për të kuptuar aftësitë e kandidatit për të zgjidhur probleme.
Mos harro ta mirëpresësh personin
Në fund, kur të bësh zgjedhjen finale, mendo se si dhe kur do të bësh ofertën e punës dhe çfarë do të ndodhë më pas. 90 ditët e para të punës së një punonjësi të ri janë një periudhë kritike për ngritjen e një karriere të suksesshme.
Nëse 90 ditët e para nuk shkojnë mirë, ajo që dukej si një marrje në punë e suksesshme mund të rezultojë një dështim. Ndaj kjo është koha për të ndërtuar marrëdhënie, për të dëgjuar dhe për të kuptuar prioritetet e organizatës. Sigurohu që kjo marrëdhënie të jetë dypalëshe, për të korrigjuar menjëherë problemet që has punëmarrësi i ri.
Përshtati: Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.