3 pyetje që nuk duhet të keni frikë të pyesni në një intervistë pune

Nëse nuk jeni të kënaqur në punë, nuk jeni vetëm. Pothuajse gjysma e të gjithë të rinjve të punësuar ëndërrojnë për largimin nga puna që puna që bëjnë.
Por çfarë është më e frikshme se qëndrimi në punën e gabuar? Gjetja e një të drejte. Në bazë të një sondazhi që u krye nga të gjithë personat që dëshirojnë të largohen nga puna e tyre sepse nuk janë të kënaqur.
Vetëm 14 % e tyre kanë ndërmarrë hapa për ta ndryshuar këtë, pjesa tjetër shfaq thjesht pakënaqësinë që ka ndaj punës pa ndërmarrë asnjë.
Shumica e njerëzve mendojnë se gjuetia e punës është më e vështirë se lëvizja nga shtëpia, planifikimi i një martese apo bllokimi në ashensor.
Në nxitim për të kërkuar një punë kandidatët shpesh gabojnë se ku të kërkojnë dhe çfarë po kërkojnë dhe përfundojnë në një punë e cila nuk I përshtatet apo I bën të pendohen pse u larguan nga puna që ishin.
Më poshtë do të gjeni 3 këshilla për të lehtësuar gjetjen e një pune
- Mos u përpiqni të shisni veten
Është e lehtë të bini në kurthin e ndjenjës se duhet të shisni veten gjatë një interviste për punë. Në vend të kësaj është koha juaj për të bërë pyetje dhe të gërmoni nëse roli është I përshtatshëm për ju.
- Tre pyetjet që nuk duhet të keni frikë të pyesni gjatë intervistës suaj
Edhe pse është intervista juaj nuk do të thotë se ju duhet vetëm të përgjigjeni. Ju mund të bëni pyetje të tilla si: Cilat janë problematikat me të cilat janë hasur personat më parë në këtë pozicion?, Nëse do të ndryshonit diçka në këtë kompani, cila do të ishte ajo? Çfarë është ajo që nuk ju pëlqen në punën tuaj?
Në këtë mënyrë ju do të arrini të mësoni më shumë rreth kompanisë dhe a ju përshtatet kjo punë. Asnjë punë nuk do të jetë argëtim gjatë të gjithë kohës por është e rëndësishme që ju të shikoni nga afër hapësirat.
- Ndërtoni një rrjet
Lidhjet profesionale deh personale janë çelësi për tu future në një vend pune. Referimet janë mënyra më e mirë për të gjetur punën e përshtatshme. Nëse lidhja me të huajt ju duket e vështirë, rilidhuni me miq të vjetër. Lundrimi në Facebook dhe Linkedin është hapi I parë efektiv. Mundësoni intervista informuese me njerëzit me të cilët keni marrëdhënie ekzistuese, kjo do t’ju japë një ide më të mirë për atë që doni të bëni.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.