3000 mijë profesionistë të shëndetit publik dhe studentë i përgjigjen thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e Facebook, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice është treguar nga profesionistët e shëndetit.
“3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate,” është shprehur Manastirliu.
“Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit në Vlorë dhe Elbasan”, ka shtuar ministrja.
N.Xh / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.