31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e bilanceve vjetore – Depozitimi kryhet edhe online
Afati i fundit i dorëzimit të bilanceve vjetore të vitit 2016 është pak më shumë se një muaj larg dhe institucionet publike kujtojnë të gjitha bizneset për të mos e lënë për minutën e fundit.
Nëse bizneset dështojnë të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrën financiare brenda afatit 7-mujor nga mbyllja e vitit, konkretisht data 31 Korrik 2017, ato do të përballen me gjobë prej 15 mijë lekësh.
Përveç QKB, aplikimet mund të kryhen edhe online në portalin e-Albania, përmes një procedure të shpejtë dhe të thjeshtë brenda 24 orësh, në çdo kohë të ditës.
Në këtë mënyrë biznesi, duke dorëzuar bilancin vjetor online në sportelin online, shkurton kohë.
Bizneset mund të përfitojnë nga mundësia e dorëzimit të bilanceve online edhe pas 31 Korrikut, por ato do të duhet të bashkëlidhin edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.