31 tetori, afati i ri i Brexit – Krerët e BE-së bien dakord në Samitin e jashtëzakonshëm
Bashkimi Europian ka rënë dakord për një zgjatje të afatit të Brexit deri më 31 tetor, ndërkohë që do të bëhet një vlerësim në muajin qershor. Palët ranë dakord pas gjashtë orësh bisedime në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel, ku kryeministrja britanike Theresa May kishte kërkuar një zgjatje të afatit deri më 30 qershor.
Sipas kryetarit të Këshillit të BE, Donald Tusk, gjatë kësaj kohet ‘veprimi’ do të jetë tërësisht në duar e Britanisë së Madhe.
“Ky vlerësim në qershor është vetëm për të na azhornuar për ratifikimin dhe proceset ligjore në Britaninë e Madhe, nuk është për një zgjatje të mëtejshme. Qëllimi im nuk është të diskutoj, por vetëm t’i informoj shtetet anëtare rreth situatës aktuale”, shtoi ndër të tjera Tusk.
Shumica e shteteve anëtare kishin favorizuar zgjatjen e afatit, por ishte Macron ai që këmbënguli për mosaprovimin e saj, duke argumentuar se kjo mund të shqetësonte funksionimin e BE-së.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.