33 milionë vizitues dhe 92 miliardë dollarë investim – A do të anulohen Lojërat Olimpike 2020 në Tokio?

Lojërat Olimpike 2020 pritet të kenë 33 milionë vizitues, e megjithatë akoma nuk ka asnjë zë se do të anulohen, apo shtyhen. Madje, njerëzit kanë filluar ta marrin në konsideratë si eventin tjetër madhor të radhës, për të shkuar.
Lojërat Olimpike janë vendosur të fillojnë me 24 korrik, në Tokio. Presidenti i Komitetit Olimpik Francez, Denis Masseglia tha për Reuters se nëse COVID-19 nuk “përfundon si etapë” deri në fund të majit, ai nuk sheh asnjë mundësi se si Olimpiada mund të zhvillohen në 24 korrik.
Ky koment nga ana e Masseglia-s ishte në kundërshti me Ministrin e Japonisë për Lojërat Olimpike, i cili tha më 13 Mars se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe ai organizativ nuk po merr në konsideratë as anulimin dhe as shtyrjen e datës së nisjes. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, nga ana tjetër, vetëm sa ka forcuar angazhimin për të Filluar Lojërat Olimpike 2020 në kohë.
“Komiteti Ndërkombëtar Olimpik inkurajon të gjithë sportistët të vazhdojnë të përgatiten për Lojërat Olimpike Tokio 2020 sa më mirë që të munden …. Situata rreth virusit COVID-19 po ndikon gjithashtu edhe në përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe po ndryshon dita ditës “ thanë organizuesit në një deklaratë për shtyp.
Në fakt, në një kohë që ligat sportive profesioniste në të gjithë botën po shtyjnë eventet e veta, asgjë nuk do të ishte më e rëndësishme në këto momente se sa anulimi i Lojërave Olimpike, ngjarjes 2 vjeçare që vlerësohet si një “trofe” me dhjetëra miliard dollarë vlerë të shtuar, në ekonominë japoneze. Atletët amatorë të sporteve si noti, pistat dhe fushat mund të marrin pjesë vetëm një herë në çdo katër vjet. Anulimi i pjesëmarrjes do të ishte shkatërrues për ta, përveç mijëra bizneseve të vogla japoneze që mbështeten në turizmin që tani është pak i luhatur.
Në Japoni, coronavirus mund të mos ketë pasur përhapje të madhe siç mund të ketë ndodhur në vendet e tjera të botës, megjithatë pak rëndësi do të kishte kjo, duke marrë në konsideratë që atletët dhe sportistët nga mbarë bota duhet të fluturojnë për të qenë të pranishëm – çka do të varej dhe nga kufizimi i lëvizjeve. Investimet e bëra deri më tani në infrastrukturë e çdo gjë tjetër në Japoni janë afro 92 miliardë dollarë, ndërsa vizitorët janë vlerësuar deri në 33 milionë lekë.
Burimi: CNBC
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.