34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri – Pjesë më e madhe janë asimptomantik njofton Ministria e Shëndetësisë
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 247 testime ku 34 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 712 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pjesa më e madhe e të prekurve janë asimptomatik dhe kontakte të rasteve të mëparshme.
Aktualisht nuk ka raste të reja të lidhura me fasoneritë ndërsa në Tiranë janë 4 raste të reja të lidhura me institucionin e vuajtjes së dënimit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 pacientë të tjerë duke e çuar në 403 numrin total të të shëruarve dhe janë 282 raste aktive të pacientëve me Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.