385 mln lekë prokurime – Ministria e Financave parashikon 60 procedura për vitin 2017

Zhvillimi i tenderave të ndryshëm dhe mungesa e transparencës në prokurimet publike janë bërë shpesh herë objekt i kontestimeve nga vetë pjesëmarrësit në këto procedura, por edhe debateve politike.
Për të rritur transparencën për këto procedura Ministria e Financave bën të ditur, se janë parashikuar nga ky dikaster për këtë vit në total për t’u zhvilluar 60 procedura prokurimi, me një vlerë të përgjithshme prej 385 milionë leke.
Në këto procedura zërat kryesorë që përfshihen janë:
– Procedura prokurimi të planifikuara për t’u zhvilluar me procedurën “Tender i hapur”, me mjete elektronike;
– Asistence këshillimore për menaxhimin e financave dhe borxhit publik;
– Procedura prokurimi të planifikuara për t’u zhvilluar me procedurë prokurimi “Me vlerë të vogël” ;
– Procedura prokurimi të planifikuara për t’u zhvilluar me procedurën “Procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.
Në zhvillimin e prokurimeve publike apo tendërave të ndryshëm janë hasur shkelje të legjislacionit të konfirmuara këto nga audite të brendshme të dikastereve të ndryshëm, por edhe nga KLSH. Gjatë viti të kaluar nga ky dikaster janë zhvilluar 53 procedura prokurimi.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.