4.5 mln USD për punësim, hapen aplikimet për bizneset e interesuara
Brenda këtij muaji do të hapen aplikimet për përfitimin nga fondi i nxitjes së punësimit i vënë në dispozicion nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Kjo mbështetje aplikohet për të disatin vit radhazi, me qëllim nxitjen e bizneseve që të krijojnë vende të reja pune.
Edhe për këtë vit, fondi është rreth 4.5 milionë dollarë dhe pritet të shpërndahet tek rreth 500 sipërmarrje në total. Aplikimi i bizneseve bëhet duke u drejtuar drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të punësimit.
Nëpërmjet konkurrimit të hapur dhe sistemit të pikëzimi, shpallën edhe sipërmarrjet fituese. Mbështetja e bizneseve me këtë fond ka sjellë efekte direkte, duke punësuar çdo vit rreth 3-4 mijë të të papunë.
Shpërndarja e parave për bizneset përfituese bëhet me këste dhe shkon për 4 paga të paguara nga shteti në masën e pagës minimale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për një vit për çdo individ të punësuar.
Vitet e kaluara, fondi është shpërndarë në biznese të ndryshme, por ato që kanë pasur më shumë përparësi janë industria me material të porositur si dhe industritë e prodhim-përpunimit.
Fasonët do kenë sërish përparësi pasi nga tatimi që paguajnë prej 15 për qind, 5 për qind e tij ruhet në një fond të veçantë për tu përdorur për punësimin e shtresave në nevojë, kryesisht grave dhe vajzave, të rinjve dhe grupeve vulnerabël.
Ndërkohë prioritet do të kenë edhe zonat e pazhvilluara, si ato veriore të vendit, për shkak se papunësia është më e lartë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.