4.6 milionë dollarë mikrokredi – Nis projekti 4-vjeçar i FEDInvest për mbështetjen e 40 mijë fermerëve
Rreth 4.6 milion dollarë do të shkojnë për rreth 40 mijë sipërmarrës të vegjël në fushën e bujqësisë. FED Invest në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA, kanë lançuar nisjen e projektit 4-vjeçar, për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare, i cili synon zgjerimin e përfshirjes financiare të popullsisë së zonave rurale dhe semi urbane, mbështetjen e tyre me njohuri financiare dhe teknologjike, informacione mbi tregut, çmimet e marketimin e produktit si dhe njohje me praktikat më të mira ndërkombëtare në agrobujqësi.
“Projekti synon të krijojë një njohje dhe përforëzim të përbashkët të organizatave që lidhen me përfshirjen financiare, duke rritu r në këtë mënyrë kapacitetet e mirkofinancës në Shqipëri. Projekti i Bashkëpunimit Teknik i JICA do të zgjasë për katër vjet dhe do të ofrojë rreth 4.6 milion dollarë mbështetje. Projekti pritet të përmirësojë jetesën e 40 mijë sipërmarrësve të vegjël, përmes rritjes së kapacitetit të invstimeve të FED dhe përmirësimit të shërbimeve të tij”, tha Hideya Kobayashi, Përfaqësues Rezident i Zyrës së JICA për Ballkanin.
“Orientimi jonë i dukshëm në projektin, nismën botërore të përfshirjes financiare, përqafimi i teknologjive të reja janë disa nga drejtimet ku Projekti JICA ka vendosur të mbështesë FED Invest për katër vitet në vazhdim.”
Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i qasjes në shërbime financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvilluar produkte të tjera financiare dhe jo financiare që i përgjigjen në mënyrë fleksible nevojave të fermerëve. Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të madh ekonomish dhe sipërmarrjesh familjare dhe 45 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes financiare në Shqipëri është shumë e ulët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.