4-fishohen markat shqiptare – Denaj: Pronësia industriale, aset për biznesin
Në 5 vitet e fundit, numri i bizneseve shqiptare që regjistrojnë markën e tyre është 4-fishuar. Ndërsa Qeveria është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe asaj industriale dhe ka vendosur si një nga prioritetet e saj, reformimin e sistemit të pronësisë intelektuale.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ku u evidentua gjithashtu, se politikat e qeverisë kanë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit, si dhe forcimin e sistemit të regjistrimit, administrimit dhe mbrojtjes së të drejtave që rrjedhin nga Pronësia Intelektuale, si të drejta që ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e ekonomisë në vendin tonë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.