4 gjërat që njerëzit produktivë bëjnë më mirë se ju

Ndjeheni më pak se produktiv? Nuk është e vështirë të ndihesh kështu nga koha në kohë. Këtu janë 4 gjëra që njerëzit produktivë bëjnë më mirë se ju …
Ata eliminojnë gjërat që tërheqin vëmendjen: Nëse punoni në zyrë, ka një milion gjëra që mund të marrin vëmendjen tuaj për t’iu mbajtur larg detyrës tuaj kryesore. Verifikoni gjërat që iu shpërqendrojnë çdo ditë dhe futini në ‘listën e zezë’. Për shembull nëse iu marrin shumë kohë rrjetet sociale apo leximi i email-eve, vendosni orare fikse se kur duhet t’i shikoni ato.
Ata kryejnë detyra urgjente e kryesore së pari: Secili ka një detyrë kryesore apo primare. Nga momenti që uleni në karrige filloni të bëni këto detyra së pari, dhe më pas nga premtimi i kohës mund të bëni gjërat tuaja të preferuara. Do të shihni që do të jeni më produktiv.
Nëse ata mendojnë, ata veprojnë: Nëse jeni duke menduar për një detyrë të caktuar, tani është koha për ta përfunduar atë. Truri juaj është tashmë në kuadrin e duhur të mendjes, prandaj përfitoni. Punën e sotme mos e lër për nesër! Bëni punët në kohë, dhe kthejeni në rutinë këtë ritëm.
Ata qëndrojnë të organizuar: Njerëzit më produktivë nuk duhet të gërmojnë nëpër grumbuj për të gjetur gjëra. Ata din ku të kërkojnë dhe gjejnë gjërat e nevojshme për të mbështetur punën e tyre. Organizoni jetën tuaj dhe do të shihni ndryshimet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.