4 këshilla karriere të cilat nuk duhet t’i harroni

Sa më gjatë të punoni aq më shumë mësoni. Sa më shumë kohë kalon mësoni se si duhet të silleni në një intervistë punë, si të merreni vesh me një shef të keq si dhe kur është e përshtatshme të kërkoni një rritje në detyrë.
Por disa nga gjërat kyçe që mësoni nga dështimet, sfidat dhe arritjet e karrierës tuaj, shpesh tentojnë të humbasin në detin e njohurive që merrni me baza të rregullta. Ndaj është koha t’i ktheheni e t’i rishikoni nëse dëshironi të ecni përpara.
- Gabimi juaj i ardhshëm nuk do të jetë as i fundit
Ju mund të mendoni se gjërat do të jenë të ndryshme por shanset janë të pakta pasi me diçka të re vjen gjithmonë dhe një bela e re. Mos u shqetësoni, ju jeni të destinuar të gaboni pasi gabimet janë pjesë e procesit të të mësuarit.
Në vend që të besoni se jeni të përsosur dhe asgjë nuk mund të shkojë keq, pranoni që pengesat janë të detyruara të shfaqen dhe ju duhet të jeni të përgatitur kur kjo të ndodhë.
Në këtë mënyrë ju do të ndërtoni fuqinë mendore dhe do të jeni të prirur drejt suksesit.
- Duhet të pyesni për atë që dëshironi
Do të ishte e mrekullueshme nesër shefi juaj do t’ju jepte atë që meritoni apo do t’ju promovonte vetë por realiteti nuk është i tillë. Nëse doni diçka duhet ta kërkoni atë. Askush nuk mund të lexojë mendjen tuaj por ju mund t’i ktheni mendimet tuaja në veprime në mënyrë që t’i tregoni shefit tuaj dhe të tjerëve se çfarë dëshironi.
- Lumturia në karrierë kërkon punë
Ju mund të admironi ata persona përreth jush të cilët e lënë çdo ditë punën me një kënaqësi shpirtërore dhe pyesni veten se cili është sekreti I tyre. Mendoni se ndoshta ata janë me fat apo ndoshta janë më ta talentuar se ju por në fakt sekreti qëndron këtu:
Ata persona ndoshta nuk e duan punën e tyre, por kanë punuar shumë për të arritur aty ku janë. Në momentin që punon fort në fillimin e punës vjen momenti që I vini gjërat në vijë e më pas gjithçka është shumë e lehtë.
Të gjithë meritojnë të duan karrierën e tyre por më e rëndësishmja është që gjithkush ka aftësinë për ta bërë këtë. Nuk do të ndodhë menjëherë por nëse I vendosni qëllim vetes suaj , ju do të jeni shumë pranë realizimit të lumturisë.
- Suksesi kërkon kohë
Ashtu sikurse arritja e lumturisë në karrierën tënde nuk vjen me një të kërcitur të gishtave ashtu edhe suksesi juaj do të kërkojë kohë. Më e rëndësishmja suksesi nuk vjen duke bërë një hap gjigand por duke bërë hapa të vegjël e të vazhdueshëm.
Atom und të duken të parëndësishme tani por dy, pesë apo shtatë vite më vonë do të kuptoni rëndësinë e tyre e do të jeni të lumtur që i keni ndërmarrë ato.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.